×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Bastiset shtëpia e Ismail Sylës ish-këshilltarit të Thaçit

    Insajderi
    01 November 2023 - 08:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Me urdhër të Prokurorit të Dhomave të Specializuara është duke u kryer bastisje në shtëpinë e Ismail Sylës, ish-këshilltarit të ish-kryeministrit Hashim Thaçi.

    Kujtojmë që dje është kryer bastisje në shtëpinë e Artan Behramit, poashtu ish-këshilltar i Thaçit.

    Ndërsa para dy ditësh Specialja ka kryer bastisje në shtëpinë e ish-këshilltarëve Bashkim Smakaj dhe Blerim Shales.

    E muaj më parë ishte bastisur edhe shtëpia e ish-këshilltarit tjetër, Adil Behramaj.

    Pas bastisjes së shtëpisë dje , Artan Behrami, këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi ka falënderuar familjarët dhe miqtë e tij nga trojet shqiptare për siç ka thënë “kujdesin dhe mesazhet inkurajuese“.

    Ai ka shkruar në Facebook se bastisjet politike janë bërë “mjet i Prokurorisë së Gjykatës Speciale për të mbuluar disfatën në përballje me krerët e UÇK-së në sallën e gjyqit”

    “Është momenti i fundit që të ndalet kjo marrëzi”, ka shkruar Behrami.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark