15:31 - 01 Maj 2022

Policia në Skenderaj, gjatë gjatë natës së mbrëmshme ka bastisur një shtëpi në një fshat të Skenderajt, në podrumin e të cilit ka hasur gjashtë persona duke luajtur bixhoz, shkruan Gazeta Insajderi.

Si rezultat, një 32 vjeçar, pronar i një shtëpi, si dhe një 23 vjeçar janë arrestuar në Skenderaj, pasi organizonin bixhoz të paligjshëm.

Gjatë Kontrollit, policia ka hasur 294 çipa për lojëra fati, tri palë letra bixhozi dhe një fletore xhepi për mbajtjen e evidencës së lojërave të fatit.

Gjithashtu sipas Policisë së Kosovës, janë kontrolluar edhe 7 automjetet që gjendeshin në oborrin e shtëpisë ku në njërën prej automjeteve është gjetur një sprej kimik dhe një shufër gome.

Lidhur me rastin, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se,  në cilësi të dyshuarit është arrestuar pronari i shtëpisë B.SH., 32 vjeçar dhe pronari i automjetit S.B., 23 vjeçar, te dy shtetas të Republikës së Kosovës. Pas procedurës së intervsitimit, ndaj pronarit të shtëpisë është iniciuar rasti për veprën penale; ”Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” ndërsa ndaj pronarit të automjetit është iniciuar rasti: ,,Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim te pa-autorizuar të armëve”. Me urdhër të prokurorit të dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt./Insajderi/