×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Bastisjet e sotshme nga Specialja reagon ashpër ish-këshilltari i Thaçit: E pa precedent, e turpshme

    Insajderi
    30 October 2023 - 14:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjykata Speciale sot ka urdhëruar bastisjen e vendbanimeve të dy ish-këshilltarëve të presidentit, Hashim Thaçi, Blerim Shala e Bashkim Smakajt.

    Ndaj këtyre veprimet të Speciales ka reaguar ish-këshilltari tjetër i Thaçit, Artan Behrami, shkruan Insajderi.

    Sipas tij, kjo, gjykatë po mundohet që të fshehë paaftësinë e saj, përmes aksioneve e bastisjeve të njëpasnjëshme në Kosovë

    Gjithë këto veprime ai shton se po bëhen me të vetmin qëllim rrënimin e shtetit e institucioneve të Kosovës.

    “Bastisja në shtëpinë e Bashkim Smakajt dhe konfiskimi i telefonit të Blerim Shalës është e pa precedent e pa pranueshme dhe turp për Gjykatën Speciale e cila po dëshmon që me aksione të tilla po mundohet të fshehë paaftësinë e saj për të dëshmuar fajësinë e krerëve të UÇK-së në Hagë dhe përmes aksioneve të tilla po mundohet ta mbulojë atë që nuk mbulohet dhe që kjo Gjykatë e ka për qëllim rrënimin e shtetit të Kosovës, rrënimin e institucioneve të Kosovës mbi të cilat Kosova është ndërtuar”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark