×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Bastisjet e Speciales ndaj ish-këshilltarëve të Thaçit, deklarohen për Insajderin nga ZPS

    Insajderi
    31 October 2023 - 14:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Veprimet e Gjykatës Speciale janë ri-aktualizuar kohë të fundit. Ditën e djeshme janë bastisur vendbanimet e dy ish-këshilltarëve të presidentit, Hashim Thaçi, Blerim Shala e Bashkim Smakajt. Ndërkohë edhe sot ka qenë cak shtëpia e tjetrit këshilltar të tij, Artan Behramit.

    Gazeta Insajderi ka kontaktuar Zyrën e Prokurorit të Specializuar për të kuptuar detaje më shumë rreth këtyre bastisjeve.

    Të njëtit kanë konfirmuar se po kryehen operacione por nuk kanë dhënë detaje më të hollësishme.

    “Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) po kryen operacione të vazhdueshme me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe EULEX-it”, thuhet në përgjigjen e tyre.

    Muaj më parë, cak i bastisjeve ishte edhe shtëpia e ish-këshilltarit të Thaçit, Adil Behramaj.

    Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme në cilësinë e dëshmitarit për të dëshmuar është ftuar edhe ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriu, Gjergj Dedaj.

    /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark