×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Batatina konfirmon se janë shpërndarë dhjetë mijë bileta për ndeshjen kundër Buducnostit

    Insajderi
    13 July 2022 - 13:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nesër (e enjte) do të zhvillohet ndeshja e shumë tensionuar mes Llapit dhe Budcçnost Podgoricës.

    Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të jetë nikoqir i dy skuadrave ballkanike.

    Kjo ndeshje është e vlefshme për rundin e parë eliminator të Ligës së Konferencës, teksa ndeshjen e parë në Podogoricë e fituan vendasit 2:0.

    Ndërkaq, nesër, përpos rezultatit, do të jetë në vëmendje edhe “lufta” mes tifozërive.

    Kjo për faktin se në ndeshjen në Podgoricë, tifozët malazez fyen shqiptarët si dhe hodhën gjësende në drejtim të pankinës së Llapit.

    Andaj, përpos “Legjendave” të Llapit, në stadiumin “Fadil Vokrri” priten të jenë të pranishme edhe shumë tifo-grupe tjera.

    Një ditë para ndeshjes, trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka zbuluar se dhjetë mijë bileta janë shpërndarë për tifozët shqiptarë.

    Për këtë fakt, ai është mjaft krenar.

    Postimi i plotë i Batatinës në “Facebook”:

    Faleminderit gjithë kombit shqiptar për mbështetjen dhe kam një lutje nga gjitha tifogrupet tona shqiptare që të dominoj brohoritja “O sa mirë me qenë shqiptar”

    Tash po e kuptoj vlerën e luftës kur isha 21 vjeç që po më kthejn emocionet e mëparshme nga lufta.

    Sapo më njoftuan se 10,000 mijë bileta janë shpërndarë tek kombi shqiptar dhe qytetarët e Kosovës për këtë ndeshje

    Përpara LLAPI, KOSOVË e SHQIPËRI“.

    Sa i përket tifozëve malazezë, edhe këta të fundit kanë paralajmëruar ardhjen, por si gjithmonë, në mënyrë të turpshme dhe skandaloze.

    Në një rrugë në Podogoricë, tifozët në fjalë kanë shkruar duke provokuar: “Po shkojmë në tokën e Serbisë”./FrontOnline/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark