Ish nënkryetari i KF Llapit, Amrush Batatina ka vazhduar me ofendimet për gazetarën “Qeqa” Krelani, raporton Insporti.
Batatina, përmes një komenti ironik ka përqeshur deklaratën e Krelanit të dhënë për Top Media, ku ka folur për interesimin e gazetarëve ndërkombëtar për Qëndrim Zybën, Albin Kaprin dhe Almir Ajzerajn.
“”Gazetarët ndërkombëtarë vazhdimisht më pyesin për Qëndrim Zyben, Albin Kaprin dhe Almir Ajzerajn. Me thonë që këta 3 lojtarë po të ishin anglezë, gjermanë, italian apo spanjollë do të ishin super yje europiane. Janë të fascionuar me talentin e tyre. Prandaj them që FFK me klube duhet të krijojë një strategji të potencialeve në Kosovë që kemi” – ishte deklarata e Krelanit në Top Media.
Kjo duket se nuk i ka bërë përshtypje ish nënkryetarit të Llapit, i cili ka vënë dyshime vërtetësinë e bisedave të Krelanit me gazetarët ndërkombëtar.
“Hohoho po kush fol me ty prej gazetarëve të huaj” – shkroi ai.
Ndërkohë komenti i tij është pëlqyer nga futbollisti i njohur Enis Zabërgja, si dhe nga dy ish futbollist, Liridon Leci dhe Fillim Guraziu.
Kujtojmë që në të kaluarën “Qeqa” Krelani kishte pasur polemika edhe me trajnerin Tahir Batatina./Insporti.com/