Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka thënë se Ferizaj me plot meritë ka dalë fitues në përballjen kundër ekipit të tij.
Batatina ka përsëritur edhe një herë se fokusi i Llapit mbetet Kupa e Kosovës.
“Ishte ndeshje e vështirë dhe Ferizaj e deshi më shumë fitoren. Ferizaj ka bërë maksimumin. Ne shënuam gol në periudhën më të mirë të mundshme, por dështuam ta ruajmë. Pësuam gol në fundin e pjesës së parë dhe më pas pësuam edhe golin e disfatës. Mungesa e Ilir Krasniqit ka thënë shumë sot. Nuk kemi mundur të gjejmë zëvendësimin e Krasniqit që mungoi shkaku i suspendimit. Ferizaj me meritë fitoi. Ne duhet të punojmë për ndeshjen e radhës. Llapi është i fokusuar në Kupë. Ai ka qenë fokusi jonë nga fillimi i këtij edicioni”, ka thënë Batatina.
Llapi u mposht me përmbysje nga Ferizaj. Ishte humbja e tretë radhazi në Superligë. Tani është vetëm katër pikë larg vendit që të dërgon në barazh.
Llapi në çerekfinale të Kupës do të takohet me Malishevën.