×
  • Sport
  • Sport

    Batatina pas triumfit në derbi kundër Ballkanit: Nuk ishte aspak lehtë, por djemtë e merituan këtë fitore

    Insajderi
    12 March 2023 - 15:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka përgëzuar futbollistët e tij për fitoren e kthesës, siç e ka quajtur ai triumfin ndaj skuadrës së Ballkanit.

    Llapi, të dielën e mposhti 3:2 Ballkanin në Podujevë, në një ndeshje interesante dhe të paparashikueshme.

    Batatina ka insistuar se meritat për këtë triumf, i takojnë futbollistëve të Llapit, të cilët sipas tij nuk u dorëzuan për asnjë moment përball kampionit në fuqi.

    Ai ka thënë se kjo fitore do të jetë e kthesës për Llapin, ekip që javën tjetër kthehet në garat e Kupës së Kosovës.

    “Llapi nuk ka pasur këtë vit formë të dobët, me përjashtim të ndeshjes ndaj Ferizajt. Në pranverë, Llapi ka bërë lojëra të jashtëzakonshme. Sa i përket ndeshjes me Ballkanin, mendoj se në çdo aspekt e kemi dominuar kundërshtarin. Shënuam të parët nuk arritëm ta menaxhojmë situatën edhe pse pranuam dy gola. Përkundër që ishim në disavantazh, ne nuk u dorëzuam dhe dhamë maksimumin për të arritur te rezultati pozitiv. Ishte një lojë e luftuar dhe e bukur për publikun, pasi pesë gola të shënuar në derbi është diçka e bukur për futbollin tonë”, ka thënë Batatina.

    “Na është dashur kjo fitore që erdhi në momentin e duhur dhe na motivon për ndeshjen e radhës që e kemi në kupë, garë që synojmë ta fitojmë. Nuk ishte aspak lehtë ndaj Ballkanit, por djemtë e merituan këtë fitore. Mendoj se kjo fitore do të jetë kthesa e madhe e Llapit”. /Koha/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark