×
  • Sport
  • Sport

    Batatina shumë i nervozuar pas eleminimit nga Kupa e Kosovës: Gjilani nuk e meritoi të kaulifikohej në finale

    Insajderi
    19 April 2023 - 17:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka insistuar se Gjilani jo vetëm që nuk e ka merituar fitoren por as kalimin në finalen e Kupës së Kosovës pasi nuk ka ekip. Po ashtu, Batatina nuk ishte i kënaqur as me ndarjen e drejtësisë, ndërsa shtoi se pas eliminimit të Kupë, do të fokusohet për ta siguruar vendin e tretë në kampionat për të dalë në Evropë.

    “Mendoj se vetëm lojë nuk ka pasur, nuk ka pasur futboll. Gjyqtari Gramosi nuk la të luhet futboll. Në pjesën e parë u luajtën 15-të minuta ndërsa në pjesën e dytë 20 minuta. Ka pasur vonesa dhe arbitri nuk dha as kartonë për vonesa. Mevlan Zekës nuk ia dha kartonin e dytë të verdhë. Është jo normale kjo që ndodhi. Ne bëmë maksimumin, pranuam gol të panevojshëm. Gjilani nuk e meritoi fitoren, nuk e meritoi finalen. Mendoj se arbitrimi ka qenë katastrofal. Goli ishte prekje me dorë klasike. Mendoj prej aty humbi konventrimi i skuadrës. Mendojmë për kampionat, të dalim në pozitën e tretë, të arrijmë objektivin, daljen në Evropë”, tha fillimisht Batatina, ndërsa beson se në Evropë do të dalë patjetër nga vendi i tretë.

    “Besoj që do ta kapim Evropën nga kampionati. Takohemi me skuadrat direkte. Kemi mundësinë të ngjitemi në tabelë. Gjilani ia humbi Llapit një trofe, por nuk është skuadër që merr trofe. Përgjegjësinë le ta mbajnë gjyqtarët. Gjithçka ka qenë në favor të kundërshtarit”, theksoi Batatina.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark