Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka komentuar fitimin e titullit të parë të Ballkanit në Superligën e Kosovës.
I ftuar në emisioin Dueli Sportiv, trajneri i Llapit ka bërë një deklaratë në stilin e tij, duke ironizuar me titullin që e fitoi skuadra nga Suhareka.
” Unë qysh du e dredhi, qysh du e zdredhi Superligën e Kosovës, trajneri Ilir Daja nuk erdhi nga një skuadër kampione, por nga Partizani i Tiranës ku kishte dështuar, gabuam ne dhe Ballkani u bë kampion ” shtoi trajneri Batatina.
Ndryshe, Ballkani dhe zyrtarisht është shpallur kampion në BKT Superligën e Kosovës, ndërsa biletën për Evropë e kanë siguruar dhe Gjilani, Drita dhe Llapi.