Reprezentuesi kosovar i Zvicrës, Granit Xhaka ka vazhduar me paraqitje të mira në Bunsdeligën e Gjermanisë me skuadrën Bayer Leverkuzen që ka shënuar tjetër fitore në Bundesligë.
Leverkuseni fitoi 3:0 ndaj Koelnit, në kuadër të xhiros së elitës ë futbollit gjerman.
Jonas Hofmann në minutën e 22-të, Jeremie Frimpong në minutën e 32-të dhe Victor Boniface në minutën e 67-të ishin shënues për Leverkusenin.
Ndryshe, për Kolnin Leart Paqarada luajti në krahun e majtë të mbrojtjes për 90 minuta.