×
  • Sport
  • Sport

    Bayern Munich mposhti me rezultat të thellë Wolfsburgun – Cancelo përsëri protagonist

    Insajderi
    05 February 2023 - 21:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bayern Munich vazhdon me fitore në Bundesliga.

    ‘Bavarezët’ mposhtën 4:2 skuadrën e Wolfsburg.

    Pjesa e parë ishte e zjarrtë për kampionin në fuqi, pasi shënuan tri herë brenda 10 minutave.

    Fillimisht ishte Kingsley Coman që në minutën e 9’ shënoi dhe i dha epërsinë Bayernit.

    I njëjti shënoi pas pesë minutave lojë. Pas një asistimi të mirë nga lojtari më i ri i Bayern, Joao Cancelo, Coman dyfishoi shifrat.

    Ky ishte asistimi i dytë për portugezin në dy ndeshje sa ka zhvilluar me gjigantin gjerman.

    Po rridhte minuta e 19’ kur Thomas Muller shënoi për rezultatin 3:0.

    Wolfsburg arritën të realizojnë në pjesën e parë me anë të Jakub Kaminski.

    Kështu pjesa e parë u mbyll 3:1 në favor të Bayernit.

    Pjesa e dytë nuk nisi mirë për mysafirët, pasi mbetën herët me 10 lojtarë në fushë.

    Në minutën e 54’ Joshua Kimmich u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë.

    Por, Bayerni administruan lojën edhe me 10 lojtarë, madje edhe shënuan.

    Në minutën e 73’ Jamal Musiala realizoi golin e katërt për Bayernin.

    Kurse, Svanberg ngushtoi paska epërsinë pasi në minutën e 81′ shënoi për rezultatin final 2:4

    Me këtë fitore ata mbajnë vendin e parë me 40 pikë, kurse Wolfsburg pozicionohen në vendin e shtatë me 29 pikë gjithsej.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark