×
  • Sport
  • Sport

    Bayerni ndalet në ‘Allianz Arena’ PËRSËRI!! Nagelsmann në telashe

    Insajderi
    28 January 2023 - 20:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Tri ndeshje në harkun e 7 ditëve, të trija të përfunduara në barazim 1-1. Është kjo nisja e vitit për Bayernin e Mynihut që nuk e ka gjetur ende fitoren e parë për vitin 2023, teksa mbrëmje ne sotme nuk shkoi dot përtej barazimit ndaj Eintracht Frankfurt në “Allianz Arena”.

    Sfida ishte e balancuar dhe shumë e luftuar, teksa skuadra e Nagelsman ishte e para që kaloi në avantazh në minutën e 34-t, kur pas një aksioni të bukur, Muller gjeti Sane në zonë dhe sulmuesi nuk fali përballë portierit Trapp.

    Megjithatë Eintracht Frankfurt nuk hoqi dorë për asnjë moment nga kërkimi i golit të barazimit, të cilin e gjeti në minutën e 69’ me anë të sulmuesit francez Kolo Muani, i cili shënoi për herë të 7 këtë sezon në Bundesligë.

    Trajneri Nagelsmann bëri disa zëvendësime, në tentativë për të gjetur golin e fitores, megjithatë deri në fund rezultati mbeti i pandryshuar dhe të dy skuadrat ndanë nga një pikë.

    Me barazimin e tretë radhazi, Bayern sheh t’i shkurtohet distance me ndjekëset, pasi tashmë Union Berlin ka vetëm një pikë më pak, ndërsa Leipzig dy më pak dhe janë gati t’i kërcënojnë fronin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark