Bazeli është mposhtur me rezultatin 0-2 në përballjen e sotme kundër Zyrihut. Këta të fundit gjetën rrugën e rrjetës me anë të Ceesay-t në minutën e 40 dhe Boranijasevicit në minutën e 3-të shtesë të pjesës së parë.
Ekipi i Taulant Xhakës nuk arriti të kalonte dot mbrojtjen shqiptare, e cila rezultoi një bllokadë e fortë për kundërshtarët. Prapavija e Zyrihut sot fliste shqip, teksa tre lojtarë me origjinë shqiptare ishin rreshtuar në mbrojtje. Bëhet fjalë për Fidan Alitin, Mirlind Kryeziun dhe Lindrit Kamberin./