×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    BE dhe Britania vendosin sanksione të reja ndaj Iranit për shkelje të të drejtave të njeriut

    Insajderi
    24 April 2023 - 17:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këshilli Evropian njoftoi sot se ka vendosur të vendosë masa kufizuese kundër tetë individëve të tjerë dhe një entiteti përgjegjës për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut në Iran.

    Këshilli po vendos sanksione ndaj Ariantel, një ofrues iranian i telefonisë celulare, i cili kontribuoi në arkitekturën e mbikëqyrjes së telekomunikacionit që qeveria iraniane vendosi për të shtypur disidentët dhe zërat kritikë në Iran.

    Lista e re përfshin gjithashtu anëtarë të parlamentit iranian, anëtarë të Korpusit të Gardës Revolucionare iraniane (IRGC) dhe Fondacionit Bashkëpunues të IRGC, organi përgjegjës për menaxhimin e investimeve të IRGC.

    Nga ana e saj, Britania, në koordinim me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian, njoftoi vendosjen e sanksioneve shtesë kundër zyrtarëve iranianë, përfshirë anëtarët e IRGC-së, të cilët tha se janë përgjegjës për shkeljet e të drejtave të njeriut.

    Qeveria britanike tha se përfshinte katër komandantë rajonalë të IRGC-së.

    “Mbretëria e Bashkuar dhe partnerët tanë ndërkombëtarë po e bëjnë të qartë sërish sot se ne nuk do të mbyllim sytë ndaj shtypjes së pashpirt të regjimit. Ne do të vazhdojmë të ndërmarrim një sërë veprimesh për të kërkuar llogari nga regjimi për veprimet e tij.”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark