×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    BE-ja i kërkon Kosovës që çështjen e dinarit ta zgjidhë me dialog

    Insajderi
    01 February 2024 - 09:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bashkimi Evropian në një komunikatë për media të lëshuar sot ka kërkuar që çështjen e dinait Kosova ta zgjidhë me dialog.

    Vendimi për ndalimin e dinarit pritet të hyjë në fuqi sot.

    “Bashkimi Evropian merr parasysh rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës, e cila pritet të hyjë në fuqi sot. Rregullorja synon të rrisë transparencën e flukseve financiare, të sigurojë stabilitetin financiar dhe të luftojë pastrimin dhe falsifikimin e parave”, thuhet në komunikatën e BE-së.

    “BE-ja vëren se rregullorja do të ndikojë edhe në mbështetjen financiare që serbët e Kosovës marrin nga Serbia. BE-ja është e shqetësuar për pasojat që ky vendim mund të ketë në jetën e përditshme të serbëve të Kosovës dhe komuniteteve të tjera në mbarë Kosovën për shkak të mungesës së konsultimeve paraprake, veçanërisht për ndikimin e tij në shkolla dhe spitale, duke pasur parasysh mungesën e dukshme të alternativave në këtë moment”, thuhet tutje në komunikatë.

    Sipas BE-së, periudha e shkurtër e tranzicionit për zbatimin e rregullores, e kombinuar me mungesën e informacionit dhe zgjidhjeve praktike për të gjitha komunitetet e prekura, rrezikojnë të ndërlikojnë seriozisht jetën e serbëve të Kosovës.

    Rikujtojmë se edhe të dielën ambasadat e vendeve të Quint-it i kanë bërë të njëjtën kërkesë Kosovës në lidhje me ndalimin e përdorimit të dinarit serb në territorin e Kosovës

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark