×
  • Lajme
  • Lajme

    BE-ja kundër taksës së Kosovës për mallrat serbe

    Insajderi
    21 November 2018 - 19:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bashkimi Evropian, e ka cilësuar si shkelje të marrëveshjes së CEFTA-s vendimin e qeverisë, për rritjen e taksës në 100% ndaj produkteve serbe.

    Në një reagim ku formulimi i fjalëve është i njëjtë sikur pas taksës së parë nga qeveria, Federica Mogherini ka kërkuar nga Kosova që ta revokojë menëjherë këtë masë, transmeton Insajderi.

    “Vendimi i sotëm i Qeverisë së Kosovës për ta rritur taksën mbi mallrat nga Serbia dhe Bosnja në 100%, është shkelje e qartë e Marrvëveshjes së Tregtisë së Lirë CEFTA, dhe frymës së MSA-së ndërmjet Kosovës dhe BE-së. Më tej ky vendim përkeqëson situatën pas taksës së parë prej 10% javën e kaluara. Qeveria e Kosovës duhet ta revokojë menjëherë këtë vendim”, thuhet në njoftimin për media të zyrës së Moghernit.

    Vendimi i qeverisë për rritjen e taksës, ka shkaktuar reagime edhe në Serbi e Bosnje.

    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka mbledhur Këshillin e Sigurisë, përderisa ministrat e qeverisë serbe e kanë cilësuar si vendim skandaloz.

    Edhe shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin ka kërkuar nga Kosova që ta tërheqë këtë vendim. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark