×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    BE kërkon sqarime nga Kosova për rregulloren BQK-së që përjashton dinarin serb

    Insajderi
    19 January 2024 - 13:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bashkimi Europian i ka kërkuar sqarime Kosovës për vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për ndalesën e përdorimit të valutave të huaja në vend, përfshirë edhe dinarin serb.

    Zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano, në konferencën e sotme për media në Bruksel, tha se Kosova dhe Serbia duhet që tema të tilla të adresojnë në dialog.

    “Ne jemi ende duke e analizuar dhe duke kërkuar sqarime për këtë vendim, arsyet, motivet dhe implikimet që ai mund t’i ketë, por në përgjithësi Kosova dhe Serbia pritet që të shmangin veprimet e pakoordinuara që nuk shkojnë në frymën e normalizimit të raporteve dhe që mund të kenë ndikim negativ në stabilitetin në terren. Ne i nxisim të dyja palët dhe iu bëjmë thirrje që të adresojnë këto tema në kornizën e dialogut e lehtësuar nga BE”, shtoi ai.

    Ndryshe dje, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se rregullorja e re e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për “Operacionet me Para të Gatshme”, nuk sjell ndonjë ndryshim në listën e mjeteve të lejuara të pagesave.

    Bislimi theksoi se në Republikën e Kosovës monedha e vetme e lejuar për përdorim si mjet pagese është Euro.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark