×
  • Showbiz
  • Show

    Beatrixa bën deklaratën e fortë për përjashtimin e Ermionës

    Insajderi
    01 March 2023 - 22:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përjashtimi i Ermiona Lekbellos nga “Big Brother Vip”, solli reagime nga më të ndryshmet te banorët, sjelljet e të cilëve na kanë habitur jo pak. Diçka për të thënë rreth përjashtimit të Ermionës, e ka edhe Beatrix Ramosaj, e cila ka qenë një nga mbështetëset më të mëdha të saj në format.

    “Nuk të meritonin. Ti je shpirt i lirë”- ka shkruar Beatrix Ramosaj në Instastory duke mbështetur kështu Ermionen e cila së fundmi arriti të bëhej një nga banorët më të dashura për publikun.

    Vendimi për përjashtimin e Ermiona Lekbellos u mor ditën e sotme nga ‘Vëllai i madh’,. Masa u komunikua për banorët nga Luizi.

    Pas këtij vendimi, Ermiona bëri gati valixhet e ndërkohë teksa po komunikonte me Luizin, i bëri të ditur se do takohen jashtë.

    Madje, ajo u bëri thirrje njerëzve që të votojnë Luizin. Pasi me Luizin kishte krijuar marrëdhënie të fortë duke e mbrojtur atë për secilën situatë por që tashmë Luizi humbi edhe një shoqe brenda asaj shtëpie.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Showbiz
    17 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark