×
  • Showbiz
  • Show

    Bebe Rexha: Jam ikonë e komunitetit LGBT+

    Insajderi
    24 November 2022 - 10:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Këngëtarja e famshme shqiptare Bebe Rexha së fundmi është intervistuar nga DailyMail në aeroport.

    33 vjeçarja u shfaq e veshur me të zeza të markës Louis Vuitton, transmeton Indeksonline.

    Ky udhëtim nga ana e saj erdhi pasi do të mbajë një koncert për Ditën e Falënderimeve në Detroit.

    Pyetja e cila iu bë asaj ishte për komunitetin LGBT+, më sakt për sulmin që ndodhi në një klub nate homoseksualësh në Amerikë.

    Unë jam një ikonë e komunitetit LGBT+. Thjesht dua të them se është vërtet e tmerrshme ajo çfarë është duke ndodhur tani në komunitetin LGBT+ dhe unë dua t’ju them të qëndrojnë të fortë dhe nuk e di, ju dërgoj dashurinë time te të gjithëve.

    Urrejtja, problemi është urrejtja. Fatkeqësisht mendoj se urrejtja po konfuzon dashurinë, mendoj se njerëzit janë shumë konfuzë dhe është vërtet dëshpëruese. Mendoj se ne thjesht duhet të jemi më empatikë dhe të pranojmë të tjerët ashtu siç janë”, tha Rexha.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Show
    26 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark