×
Show

Bebe Rexha pas vjedhjes bën një kërkesë publike

Insajderi
20 November 2018 - 13:39
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Këngëtarja Bebe Rexha është shumë e mërzitur pasi iu është vjedhur varësja e saj e veçantë. Ajo ka zbuluar se varësja që mban emrin e saj i ka humbur në aeroport, ku dyshon se është vjedhur.

Me anë të një postimi në Twitter, ajo shkruajti: “Dikush më ka vjedhur varësen time “Bebe”, jam shumë e lënduar”. Kemi vënë re që Bebe e heq shumë rrallë varësen pasi e konsideronte si diçka me të cilën identifikohej.

Nuk mungoi edhe kërkësa e saj për ndjekësit që mezi presin të kenë diçka nga Bebe. “Nëse dikush e sheh varësen time duke u shitur në internet, ju lutem më lajmëroni. Mos e bleni atë”, shkruajti këngëtarja.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark