Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha është përzgjedhur të prezantojë spektaklin e “MTV EMA 2016”.
Përveç prezantimit, ajo edhe do të performojë teksa është edhe në garë për dy çmime.
“Këngët e njohura “Me Myself & I” dhe “Hey Mama” gjithmonë i bëjnë njerëzit të vallëzojnë. Kënga tjetër hit e Bebes në bashkëpunim me Nicki Minaj “No Broken Hearts” na kanë disponuar të gjithëve gjatë gjithë vitit dhe këta tinguj fantastik do t’i dëgjoni edhe në EMAs”, thuhet në përshkrimin që i është bërë këngëtares së njohur nga MTV.
Bebe Rexha, që është e nominuar në kategoritë për “Depërtimin më të mirë” dhe “Ylli më i mirë i ri”, thotë se është shumë e lumtur që do të jetë prezantuese e ceremonisë prestigjioze, që mbahet më 6 nëntor në Rotterdam, Holandë. /Insajderi.com