Kandidati nga Partia Demokratike e Kosovës për kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamza, ka vizituar organizatën organizatën joqeveritare “Rinas”.
“Iniciativat e të rinjve, energjia dhe vullnetarizmi i tyre, i nevojiten Mitrovicës. Është shumë motivuese kur i shohim të bashkuar të rinjtë sikur në organizatën joqeveritare “Rinas”, tha Hamza.
Nga atje ai tha se do t’i mbështesin iniciativat e të rinjve.
“Unë do t’i mbështes iniciativat, idetë dhe projektet e të rinjve, sepse kështu mbështetet zhvillimi i tyre”, ka shkruar kandidati për kryetar të Mitrvovicës.
Ai premtoi se do ta dyfishojnë buxhetin për rininë dhe se subvencionet do t’i rrisin.
“Buxhetin për rininë do ta dyfishojmë dhe subvencionet do t’i rrisim. Por, njëkohësisht me rritjen e përkrahjes për rininë mitrovicase, ne do ta rrisim edhe pjesëmarrjen e të rinjve në vendimmarrje dhe do ta promovojmë vullnetarizmin e tyre”, ka shkruar Hamza në facebook.