Kampioni i Kosovës në futboll Ballkani, ka udhëtuar sot drejt Lituanisë ku do të luajë të martën ndeshjen e kthimit të raundit të parë në Ligën e Kampionëve me Zalgirisin.
Ndeshja e parë e zhvilluar në Prishtinë u mbyll me rezultat 1:1 derisa ka qenë skuadra e Ballkanit ajo që e ka dominuar sfidën duke krijuar shumë raste shënimi.
Kampioni në fuqi ka udhëtuar drejt Lituanisë me bindje se do të triumfojë dhe do të kualifikohet tutje, megjithatë kështu nuk mendojnë edhe kompanitë e basteve.
Ato e kanë cilësuar favorit të madh Zalgirisin ku fitorja e saj ka kuotën 1.85. Fitorja e Ballkanit kuotohet me 4.33, ndërsa barazimi me 3.40.
Ndeshja Zalgiris – Ballkani luhet nesër nga ora 18:00.