×
Insajderi

Befason analisti politik, shfaqet në ndejën e mishit të njerëzve të PDK’së

Insajderi
09 January 2023 - 22:57
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Figurat kyqe të PDK’së janë mbledhur sonte përreth sofrës së mbushur me mish e birra, shkruan Gazeta Insajderi.

Ish-kryetari i Komunës së Skenderajt dhe një nga figurat më të rëndësishme të PDK-së, Sami Lushtaku ka publikuar disa fotografi nga kjo darkë që shihet prezenca e disa figurave të rëndësishme të partisë.

Pjesë e këtij takimi është edhe analisti politik Dardan Gashi, i cili befason me prezencën e tij me njerëz të PDK’së.

Në këtë takim po marrin pjesë edhe ish kryetari i Malishevës Fatmir Limaj, ish kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ish anëtari i PDK’së Adem Grabovci, Jetullah Heci, Ramë e Shukri Buja, Isni Kilaj, Haki Drenica, Sahit Jashari, Zafir Berisha, e Dardan Gashi.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark