×
  • Sport
  • Botërori 2022

    BEFASUESE! Cristiano Ronaldo, pjesë e formacionit të ‘dështakëve’ të Katar 2022…

    Insajderi
    20 December 2022 - 16:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ylli portugez pati net të errëta në “Katar 2022”. Cristiano Ronaldo pati një përvojë për t’u harruar në Kampionatin Botëror të Katarit, i cili ndoshta do të jetë edhe i fundit për të në karrierë, duke iu referuar moshës, pasi së shpejti mbush plot 38 vite.

    CR7 nuk tregoi asgjë në eventin botëror që përfundoi të dielën, ndërsa Portugalia u eliminua në çerekfinale nga Maroku.

    37-vjeçari e pati një dhimbje të dyfishtë, pasi rivali i tij i përhershëm, Lionel Messi në fund u shpall kampion dhe ‘Lojtari më i mirë’ i Kupës së Botës, duke shënuar edhe 7 gola dhe bërë 3 asistime.

    Për shkak të performacës së tij të zbehtë, ylli portugez Cristiano Ronaldo u përfshi në formacionin më të dobët, apo të ‘dështakëve’ të turneu, të zgjedhur nga “Sofascore”.

    Ja dhe formacioni i ‘dështakëve’: Mendy (Senegal); Dest (SHBA), Glik (Poloni), Diallo (Senegal), Bereszynski (Poloni); Leckie (Australi), Hwang (Kore e Jugut), Irvine (Australi), Vargas (Zvicër); Ronaldo (Portugali) dhe Martinez (Argjentinë).

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark