×
  • Lajme
  • Insajderi

    Befasuese: Kurti shfaqet me lopatë në dorë, duke ia bërë përhajër një projekti

    Insajderi
    10 October 2022 - 13:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjatë 18 muajve prej ngjitjes në pushtet në shkurt të vitit të kaluar, kryeministri Albin Kurti rrallë ose fare është shfaqur në inaugurim projektesh. Më shumë është shfaqur duke u ankuar për qeverisjet e kaluara, të cilat paraqitje kanë shkaktuar irritim në masë te qytetarët e Kosovës. Por, sot ka befasuar qytetarët duke u shfaqur me një lopatë në dorë, duke ia vendosur gurëthemelin një qendre të mjekësisë familjare në Gjilan, shkruan Insajderi.

    Kurti në Gjilan është parë përkrahë kryetarit të komunës, Alban Hyseni e donatorit për ndërtimin e kësaj qendre të Mjekësisë Familjare, ambasadorit të Katarit në Shqipëri, Ali bin Hamad Al-Marri.

    Kryeministri Kurti ka deklaruar se lagjia “Arbëria” në Gjilan ka pasur nevojë për një qendër të tillë.

    Me rastin e përurimit të gurthemelit të qendrës së mjekësisë familjare në lagjen Arbëria, një lagje që moti ka pasur nevojë për një qendër të mjekësisë familjare, për shëndetin publik, për pacientët por gjithashtu edhe për mjekët e infermierët që do të shërbejnë e do të kujdesën këtu”, tha ai përcjell Insajderi.

    Ndërkohë, ai ka falënderuar ambasadorin e Katarit duke shpresuar që herë tjetër të shihen për inaugurim.

    “Më lejoni që përzemërsisht të falënderojë shkëlqesinë e tij, ambasadorin e Katarit në Shqipëri Alibin Hamad Al-mari dhe gjithashtu “Katar Charity” për mbështetjen, donacionin, për mundësimin e këtij gurthemeli shpresojë që me shkëlqesinë e tij Ali bin Hamad Al-Marri i do të vimë sërish këtu që ta inaugurojmë edhe hapjen e qendrës së mjekësisë familjare pas ndërtimit, pra të vimë gjithmonë për gëzime e të mos kemi nevojë të vimë për shërbimet e këtu…”, tha kryeminsitri.

    I pari i qeverisë disa fjalë i pati edhe për kryetarin e komunës që vije nga partia e tij.

    “E falënderojë edhe kryetarin Alban Hyseni për punën përgatitore që të vimë deri në këtë ditë kur do ta vëmë gurthemelin drejt ndërtimit të qendrës së mjekësisë familjare në lagjen Arbëria në Gjilan”, tha ai.

    Kjo qendër e Mjekësisë Familjare në lagjen Dardania në Gjilan, sipas Kurtit do t’i ketë 373 metra kator, e ku do të ofrohen kujdesi i mjekëve dhe infermierëve.

    “Kjo qendër shëndetësorë është dhuratë nga populli i Katarit për popullin mik të Kosovës, Marrëdhëniet mes nesh janë solide dhe të shkëlqyera dhe bëjmë gjitha përpjekjet që këto marrëdhënia t’i zhvillojmë edhe më tej…”, u shpreh në anën tjetër ambasadori i Katarit.

    /GazetaInsajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark