×
  • Lajme
  • Lajme

    Begaj: Sulmi në Banjksë mund të sillte pasoja të rënda për rajonin dhe Evropën

    Insajderi
    10 January 2024 - 21:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka pritur sot përfaqësuesit e trupit diplomatik atje, ku ndër të tjera, e ka përmendur edhe sulmin terrorist në Banjskë të Sveçanit, shtatorin e vitit të kaluar.

    Begaj tha se Shqipëria mbështet zgjidhjen e konfliktit dhe nisjen e bisedimeve për gjetjen e zgjidhjes me dy shtete, në paqe dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin.

    “Edhe rajoni ynë nuk ka qenë imun ndaj kërcënimit prej krizave reale. Akti terrorist i shtatorit 2023 në Banjskë dhe ngjarje të tjera të ndodhura në Kosovë janë shenja të një status-quo-je të brishtë dhe të një situate që mund të sillte pasoja të rënda për rajonin dhe Evropën. Fatmirësisht, nuk pati përshkallëzime”.

    “Mbështetja e BE-së dhe bashkësisë ndërkombëtare për kryerjen e hetimeve të thelluara për identifikimin dhe dënimin e nxitësve dhe të autorëve është e domosdoshme. Zgjidhja e mosmarrëveshjeve Kosovë-Serbi nuk është vetëm një çështje politike, por edhe një çështje sigurie për rajonin dhe Evropën”, tha mes tjerash presidenti shqiptar.

    Ai tha se Shqipëria mbështet integritetin dhe sovranitetin e Kosovës, si dhe integrimin e saj euro-atlantik, ndërsa përshëndeti vendimin e BE-së për liberalizimin e vizave me qytetarët e Kosovës.

    Begaj në këtë fjalim u bëri thirrje vendeve që ende s’e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë këtë.

    “Për ambasadorët e vendeve të cilat nuk e kanë njohur ende Kosovën, dua të ripërsëris kërkesën ta njohin Republikën e Kosovës si një realitet të pakthyeshëm”, tha Begaj, teksa ritheksoi mbështetjen e Shqipërisë që dialogu Kosovë -Serbi të jetë i hapur dhe të avancojë, të normalizojë marrëdhëniet mes palëve dhe të çojë drejt njohjes reciproke.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark