×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Begaj ua kërkon njohjen e pavarësisë së Kosovës tri vendeve afrikane

    Insajderi
    22 September 2023 - 16:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti shqiptar, Bajram Begaj, në New York ku po mbahet Asambleja e Kombeve të Bashkuara, ka shfrytëzuar këtë për të kërkuar njohjen e Pavarësisë së Kosovës nga vendet që ende s’e kanë bërë këtë.

    Begaj së fundi njoftoi se është takuar me homologët nga Botsvana, Kenia dhe Sudani i Jugut dhe në fokus kishte njohjen zyrtare për Kosovën.

    Në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të OKB-së, u takova me homologët e mi nga Botsvana, Kenia dhe Sudani i Jugut. Teksa nxitja e marrëdhënieve të mira dypalëshe është e rëndësishme, fokusi im kryesor ishte njohja zyrtare e Republikës së Kosovës nga këto shtete”, ka shkruar ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark