
Komisioni për titullin “Poeti Laureat” i kryesuar nga poetja Sibel Halimi dhe anëtarë të tjerë, si poeti i parë laureat Rudolf Marku, botuesja Arlinda Dudaj, gazetarja e kulturës Arta Marku dhe shkrimtari Ylljet Aliçkaj përzgjodhi sot 10 kandidatët për titullin “Poet Laureat” për dyvjeçarin 2023-2025.
Kandidatët:
Luljeta Lleshanaku
Ervin Hatibi
Natasha Lako
Flutura Açka
Sadik Bejko
Rita Petro
Arian Leka
Preç Zogaj
Ilirian Zhupa
Entela Tabaku
“Poeti Laureat” 2, do të shpallet në një ceremoni të posaçme në fillim të muajit tetor.
Gjatë dy viteve të kaluara Poet Laureat ishte Rudolf Marku.