×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Bëhet e ditur axhenda e takimit mes Kurtit e Vuçiqit në Ohër

    Insajderi
    15 March 2023 - 12:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kosova dhe Serbia do të mbajnë takimin e radhës në kuadër të dialogut të shtunën e 18 marsit në Ohër. Kryeministri Kurti e presidenti Vuçiq tanimë kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre, shkruan Insajderi.

    Zyra e Bashkimit Evropian ka bërë të ditur se takimi do të mbahet në rezidencat shtetërore.

    Takimi pritet të nis nga ora 10:00, shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak do të zhvillojnë takime të ndara me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

    Në takim do të diskutohet për Propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    Ndërkohë nuk dihet se prej pritet të mbahet takimi tre palësh.

    Theksohet se në fund të takimit do të ketë një deklaratë për media nga Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark