14:51 - 12 Mars 2023

Deamishel ishte banorja që hapi mbrëmë (e shtunë) ‘Kutinë e Pandorës’ në Big Brother VIP Albania.

Si një gjë të mirë, ajo kishte për të takuar gjyshen e saj, me të cilën ka treguar disa herë se ruan një raport shumë të ngushtë.

Me këtë rast nga takimi i tyre u bë virale një pjesë, ku thuhet sikur gjyshja ia dhuroi një letër fshehurazi biondes.

Për shumë u cilësua si një letër që mund të ketë ndonjë informacion, e të tjerët spekuluan se ishte thjesht një faculetë.

Kjo tanimë po bën xhiron e rrjetit dhe është shpërndarë në çdo platformë të mundshme sociale.

@bigbrotheralb….2 #deamishel #viralvideo #foryoupage #bigbrothervipalbania #fupシ #albania ♬ original sound – Big Brother of Albania

Veç gjyshes së Deas, në oborr ishte edhe gjyshi i Keisit e babai i Sabianit si dhe një fqinje e ngushtë e Armaldo Kllogjerit.

BBVA po vazhdon të marrë vëmendje gjatë gjithë kohës dhe të jetë një nga programet më të ndjekura në trojet shqiptare. 

@iljasajd #teamluiz🦁 #deamishel#korruption#bigbrotjervipalbnia#deatakongjyshen ♬ Originalton – Team Luiz