×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Bëhet virale videoja e fansit që bërtiste, Dafina Zeqiri e ri-publikon videon satirike

    Insajderi
    21 July 2021 - 15:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, është duke vazhduar të mbajë koncerte anë e mbanë trevave shqiptare.

    Teksa iu është rikthyer grumbullit të fansave pas dy vitesh mungesë, këngëtarja jo pak herë po rastis edhe në momente interesante me ta gjatë performancave të saj.

    I tillë ka qenë rasti i fundit në një nga koncertet e saj në Prishtinë, ku një fans i këngëtares ka realizuar një video, teksa interpretonte këngën e saj “Duro” kur ajo gjendej në skenë.

    Fansi i flaktë nga audienca i këndonte paraprakisht vargjet e këngës dhe i zgjaste zanoret, duke marrë kështu vëmendjen e personave të pranishëm në koncert.

    Videoja në fjalë është bërë virale në rrjetin social TikTok dhe mesa duket nuk shpëtoi pa i rënë në sy edhe vet Dafinës.

    Ka qenë vet këngëtarja Zeqiri ajo e cila me të parë videon, vendosi që të ndajë atë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram, duke shkruar në mbishkrimin e saj: “Unë po të isha në audiencë”.

    Kjo video është shpërndarë dhe komentuar me të madhe, duke shkaktuar të qeshura për mënyrën se si fansa ekzaltohej para interpretimit të këngëtares.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark