Kandidati për deputet nga lista AKR-LDK, Behgjet Pacolli, ka folur për punën e të rinjve kosovar nëpër botë.
Ai ka marrë shembull një vajzë të re e cila është punësuar jashtë Kosovës, duke thënë se në Kosovë nuk është krijuar infrastruktura e nevojshme që të rinjtë ta gjejnë veten.
“Lufta ime, lufta ime më e madhe sot është kjo: Ta mbajmë rininë tonë në Kosovë, duhet të jetë prioritet kryesor i secilit prej nesh”, ka shkruar ndër të tjerash Pacolli në Facebook.
Ai ka thënë se e ardhmja do të na gjykojë nëse nuk arrijmë të ndalim largimin masiv të rinisë nga Kosova.