×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Behgjet Pacolli me zyrtarë të tjerë shpenzuan rreth 5,000 euro në hotelin e Trumpit në 2018-tën

    Insajderi
    05 January 2024 - 13:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-ministri i Punëve të Jashtëme, Behgjet Pacolli së bashku me zyrtarë tjerë të kësaj ministrie kishin harxhu plotë 5 mijë euro për qëndrimin në hotelin e presindetit amerkian, Donald Trump në vitin 2018.

    Kjo është bërë e ditur përmes një raporti të publikuar nga Partia Demokratike në Kongresin Amerikan.

    Të dhënat e Mazars tregojnë se disa zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, duke përfshirë zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të atëhershëm, Behgjet Pacolli, kanë qëndruar në hotelin Trump International në Uashington, DC, në korrik 2018, duke shpenzuar afro 5,000 dollarë në hotel. Postimet në rrjetet sociale tregojnë se zyrtarë të tjerë kosovarë e vizituan përsëri pronën më vonë në administratën Trump, por Mazars nuk i paraqiti Komitetit asnjë dokument në lidhje me atë vizitë”, thuhet në raport.

    Potencohet se nga data 25 korrik deri më 26 korrik të vitit 2018, Pacolli kishte qëndruar në hotelin Trump International në Uashington D.C., duke shpenzuar 990 dollarë, kurse zyrtarë tjerë të MPJ-së kishin qëndruar dy ditë më shumë se ish-ministri, duke shpenzuar 3,960 dollarë.

    Atje qëndruan në kohen kur Kosova nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi ekonomik me Serbinë në një ngjarje në Shtëpinë e Bardhë. E që në krye të kësaj marrëveshje nga SHBA, ishte presidenti, Donald Trump.

    Tutje raporti tregon se Pacolli shoqërohej nga këshilltari i tij, Jetlir Zyberaj: “Të dy këta zyrtarë qëndruan në hotel edhe për ditë të tjera pasi rezulton se Pacolli ishte larguar. Së bashku, të gjitha dhomat e rezervuara nga zyrtarët kosovarë në hotel kushtojnë 4,950 dollarë”.

    Raporti ka 156 faqe, është bërë publik me datë 4 janar. Hetimet mbështeten në dokumentet e marra nga Mazars, ish-firma e kontabilitetit të Trump.

    Përmes tij kuptohet se si 7.8 milionë dollarë në total shkuan në pronat e ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, gjatë kohës sa ai ishte president. Nga zyrtarë të shteteve (princa, presidentë, kryeminsitra, ministra) të ndryshme si nga Kina dhe Arabisë Saudite, entitete të lidhura me shtetin nga Kongoja, Malajzia, Shqipëria si dhe Kosova.

    /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark