Valon Behrami ka komentuar humbjen e Juventusit (4-2) në Reggio Emilia ndaj Sassuolos. Ish-mesfushori i Lazios dhe Napolit ndër të tjera ka shprehur mendimin e tij për momentin e bardhezinjve, gjatë “Tutti bravo dal divano” në DAZN.
Behrami shpjegoi: “Për mua dimensioni i Juventusit është ky, mund të fitojë dhe humbasë kundër kujtdo. Nuk ka lojtarë nga ata historikët e Juventusit, për të fituar kampionatin. Përveç disave, të gjithë duhet të dëshmojnë se janë lojtarë të denjë për Juventusin.
Çdo ndeshje e Juventusit ka shumë të panjohura, veçanërisht nga pikëpamja mentale. Teknikisht, Juve ka lojtarë të rëndësishëm, por mendërisht është një gjë krejtësisht tjetër. Kur mendon Juventusin e vjetër kishte siguri, sot i ka mbetur vetëm emri”.