×
  • Sport
  • Sport

    Behrami komenton formën aktuale të Juventus: Kur mendon Juventusin e vjetër kishte siguri, sot i ka mbetur vetëm emri

    Insajderi
    25 September 2023 - 16:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Valon Behrami ka komentuar humbjen e Juventusit (4-2) në Reggio Emilia ndaj Sassuolos. Ish-mesfushori i Lazios dhe Napolit ndër të tjera ka shprehur mendimin e tij për momentin e bardhezinjve, gjatë “Tutti bravo dal divano” në DAZN.

    Behrami shpjegoi: “Për mua dimensioni i Juventusit është ky, mund të fitojë dhe humbasë kundër kujtdo. Nuk ka lojtarë nga ata historikët e Juventusit, për të fituar kampionatin. Përveç disave, të gjithë duhet të dëshmojnë se janë lojtarë të denjë për Juventusin.

    Çdo ndeshje e Juventusit ka shumë të panjohura, veçanërisht nga pikëpamja mentale. Teknikisht, Juve ka lojtarë të rëndësishëm, por mendërisht është një gjë krejtësisht tjetër. Kur mendon Juventusin e vjetër kishte siguri, sot i ka mbetur vetëm emri”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark