×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Bëhu ministër i Arsimit” – Shala me sugjerim për Kurtin

    Insajderi
    22 September 2022 - 13:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në Kuvendin e Kosovës sot është duke u diskutuar për grevën në arsim. Deputeti i PDK-së, Ferat Shala kërkoi nga Kurti ta marrë në drejtim Ministrinë e Arsimit dhe t’i kthejë nxënësit në shkollë, shkruan Insajderi.

    Shala i ka kërkuar Kurtit ta largojë egon personale e të ofrojë zgjidhje.

    “Nëse nuk keni ministër të gatshëm të ballafaqohet me sindikata, përsëri provoje njëherë kryeministër, bëhu Ministër i Arsimit. Sigurisht jam i bindur se do ta zgjidhësh këtë problem, largoje egon personale dhe mbivlerësimin që ke për të gjithë ata që janë vartës të tu”, ka thënë Shala.

    Shala ka thënë se përgjegjës për këtë situatë është vetë Kurti dhe se atij i takon të gjejë zgjidhje.

    “Po vendose masën e dhunshme edhe në arsim, si në shëndetësi, edhe zgjidhe problemin. Po pajtohemi, e ke vendos një masë të veçantë të jashtëzakonshme në shëndetësi pas pandemisë, vendose edhe në arsim, sikur në shëndetësi siç bërë para pak ditësh. Merri të gjitha kompetencat, e ki atë mundësi e zgjidhe krizën. Ktheji nxënëset në shkollë. Jo me dalë këtu me vajtu me sindikata e me ba personalitet të pakontestueshëm apo të kontestueshëm një sindikalist, i cili i ka të drejtat e tij legjitime. Merri këto kompetenca, mere edhe Ministrinë e Arsimit. Merri dhe zgjidhi, ktheji nxënësit në shkollë. Ndale se ti e ke nis, nale se ti je përgjegjës”, ka deklaruar Shala

    Mësimdhënësit e të gjitha institucioneve publike në Kosovë janë në grevë, me kërkesën për mbështetje financiare prej 100 eurosh në muaj. Përjashtim bëjnë vetëm disa mësimdhënës që individualisht kanë nisur t’i mbajnë orët. Në grevë, nga 25 gushti, janë edhe punëtorët e administratës publike, si dhe shërbyesit civilë në institucione lokale dhe qendrore.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark