Mbrojtësi shtatlartë, Ismajl Beka, është prej emrave të rinj te përfaqësuesja A e Kosovës. 23-vjeçari ka luajtur pesë ndeshje për Kosovën U19 vite më parë.
Pasi po shkëlqen te Luzerni në Superligën e Zvicrës, Beka u ftua nga Kosova pikërisht për ndeshjen ndaj Zvicrës.
“Jam shumë i lumtur që e përfaqësoj Kosovën. Jam shumë i gëzuar dhe i lumtur. Më kanë pritur shumë mirë, lojtarët, stafi. Për mua është shumë mirë e po ashtu për familjen time. Jemi gëzuar shumë dhe shpresoj të jap maksimumin dhe që do të kemi suksese”, ka thënë Beka për sajtin zyrtar të FFK-së, pas stërvitjes së mbajtur të martën. /koha/