×
  • Lajme
  • Insajderi

    Bekë Berisha kur pyetet për koalicionet: Nuk ka nevojë, faleminderit – ditën e mirë

    Insajderi
    21 October 2021 - 11:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Komuna e Istogut në zgjedhjet e 17 nëntorit ka shkuar në balotazh. Ballafaqimi do të jetë mes Ilir Feratit të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Bekë Berishës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

    Gazeta Insajderi ka kontaktuar kandidatin e AAK-së, Bekë Berishën për të kuptuar nëse ky i fundit ka nisur bisedimet me ndonjë parti për koalicion parazgjedhor.

    Por i njëjti ka refuzuar të flasë për çështjen. U shprehë shkurt “Jo faleminderit, nuk ka nevojë – ditën e mirë”, i tha ai Insajderit.

    Bekë Berisha, kandidat për kryetar të Istogut nga AAK

    Bekë Berisha ka marrë gjithsej 4 mijë e 947 vota apo 26.61% nga istogasit derisa kandidati i Lidhjes Demokratike, Ilir Ferati mori 7 mijë e 607 vota apo 40.91%.

    Rezultatet e publikuara nga KQZ


    Më 17 nëntor do të mësohet se kush do të udhëheq me Istogun për katër vitet e ardhshme./Insajderi.org

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark