Kandidati i Nismës Socialdemokrat, Bekim Brestovci ka vlerësuar se shteti i Kosovës deri me tani ka bërë shumë pak për diasporën, deri sa kjo e fundit ka bërë dhe vazhdon të bëjë shumë për atdheun.
“Shteti i Kosovës gjerë më sot, nuk arriti të krijoj marëdhenje të mjaftueshme me Diasporën. Shteti i Kosovës nuk i krijoi Diasporës, mundësi ligjore të përfaqësimit të sajë në jetë publike dhe institucionale”.
“LIGJI PËR DIASPORËN, duhet të jep mundesinë e krijimit të një KËSHILLI KOMBËTAR TË DIASPORËS, si një kupollë e të gjitha shoqatave nga Diaspora, këshill ky i cili ligjërisht do ketë të drejtën e përfaqësimit të interesave të Diasporës, në Republikën e Kosovës dhe do ishte organi më kompetent i krijimit të mardhënjeve, SHTET-DIASPORË. Diaspora vazhdon ta dojë dhe të kontriboj për ATDHEUN e vet, por shteti duhet ta ndërtoj e ruaj marëdhënien institucionale me të”. ka shkruar ai.