Kandidati për deputet nga Nisma për Kosovën, Bekim Brestovci, i cili është edhe afarist nga mërgata shqiptare ka folur rreth qëllimit të tij për ta bërë ligjin për diasporën, shkruan Insajderi.
Bekim Brestovci, i cili kandidoi për deputet për herë të parë në vitin 2019, ka vendosur që në 15 vitet e ardhshme kontributin e tij ta jap përmes politikës.
Ai është ndërmarrës i njohur në Gjermani, ku për 25 vite themeloi 11 biznese të njohura që punësuan mbi 1300 persona.
Në një shkrim së fundmi ai është shprehur i bindur se Kosovës i duhet ligji për Diasporën, si dhe krijimi i odës ekonomike për bizneset nga diaspora.
Shkrimi i plotë:
Diaspora.Diaspora jonë ishte shtylla kryesore që ndikoi në zhvillimin ekonomik të vendit pas perfundimit të luftës.Të mëdha ishin vështirësitë me të cilat u përballën investitorët vullnetmirë nga Diaspora.Institucionet e Republikës së Kosovës nuk arritën të ndërtojnë një mekanizëm FUNKSIONAL, që do vehej në shërbim të investitoreve nga Diaspora.LIGJI PËR DIASPORËN, duhet të krijoj mundësinë e krijimit të ODËS EKONOMIKE per bizneset nga Diaspora si mekanizëm institucional i cili do jetë derë e parë, si dhe monitorues dhe ndihmus i tërë procesit nëpër të cilin kalon një investitor nga Diaspora./Insajderi.org/