Bekim Brestovci, kandidati për deputet nga Nisma Socialdemokrate, ka thënë se në dialog duhet duhet të jenë edhe çlirimtarët.
“Dialogu është një proces, të cilin Kosova duhet ta vazhdoj”.
“Por, vota e 14 Shkurtit duhet ta përcaktoj që pjesë e tavolinës së dialogut, të jenë edhe Çlirimtarët. Komandant Çeliku është zëri më i fuqishëm që do t’i përfaqësoj vlerat e luftës”, ka shkruar Brestovci, transmeton Gazeta Insajderi.