Kandidati për deputet nga radhët e Nismes për Kosovës, Bekim Brestovci, në një intervistë për T7 ka folur rreth zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Ai është shprehur se deputetët duhet ta kuptojnë se janë vetëm menaxher të vullnetit qytetarë dhe asgjë më tepër se kaq.
“Do të jem pjesëmarrës aktiv në seancat e Kuvendit të Kosovës. Do të hap dy zyra të deputetit, njërën në kryeqendër dhe tjetrën në qytetin ku jam më i votuar, për të marrë kërkesat e qytetarëve”.
Ai në zgjedhjet e 14 shkurtit garon me numrin 11.