×
  • Lajme
  • Insajderi

    Bekim dhe dekorata për të dyshuarit për krime lufte – Sa ishte e përfshirë Kisha Serbe në luftën në Kosovë?

    Insajderi
    08 January 2023 - 21:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kisha Ortodokse Serbe ka qenë direkt e përfshirë në luftën kundër Kosovës. Kështu të paktën thotë Shukri Aliu, personi që dëshmoi kundër Millosheviqit në Hagë.

    Aliu i ftuar në InDoks të Gazetës Insajderi ka deklaruar se edhe fjalimet e Millosheviqit përgatiteshin nga Kisha.

    “Do t’i rikthehemi edhe njëherë 1989-ës, në të gjitha këto përgatitjet ushtarak që i ka zhvillu ushtria permanent ka qenë  kyçja e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë në krye me Artemije Radosavljević. 1989, me 28 qershor në protestat e serbëve në betejën e humbur të Gazemestanit, përgatitje kryesore dhe sponzerizuesit kryesor kanë qenë të kishës pa marrë parasysh që ka ekzistuar shteti”, ka thënë ai.

    “Edhe fjalimin e Millosheviqit e ka përgatitur Kisha Serbe”.

    Dëshmitari ka përmendur edhe me emra kriminelët serbë, që edhe kanë marrë bekime e dekorata nga Serbia.

    “Para fillimit të luftës edhe me fillimin e luftës ka qenë i formum shtabi luftarak serb për Kosovë, unë do ti ceki edhe njëherë se tre prej këtyre janë të dënuar por nuk janë thirrë në gjykatën e Hagës. Në mesin e tyre edhe Artemije, i akuzuar. Është në listë të Shtabit ushtarak është dashtë më u thirrë gjithqysh krejt.

    “Kryesori apo me i thënë komandanti ka qenë gjeneral, njeriu i Millosheviqit që e ka udhëhequr këtë shtab politikisht ka qenë Milomir Miniq – ish drejtori i hekurudhave. 2) Nikolla Shahinoviq 3) Zoran Angjakoloviq 4)Velko Adalloviq kryetari i këtij komisionit për të zhdukurit i cili vendin e ka me qenë në Hagë, jo kryetar i komisionit”, ka thënë Aliu në InDoks.

    “Ka më pak se një muaj që Kisha Serbe e dekoron kriminelin më  të madh me dekorimin më të lartë Sheshelin”.

    Rrëfimi i plotë i Shkuri Aliut:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark