×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Bekim Haxhiu: Këta që po e mbrojnë vjedhjen e rezervave shtetërore po frikësohen për veti

    Insajderi
    20 August 2023 - 20:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i VV-së, Armend Muja ka kritikuar dosjen e Prokurorisë lidhur me aferën e vajit, grurit dhe sheqerit. Tha se malli i blerë që mungon është në vlerë 300 mijë euro e jo 600 mijë.

    Rreth kësaj ka reaguar deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ku ka thënë se për matermatikën e hajnisë Armend Muja është ekspert.

    Haxhiu tutje ka thënë se këta që po sulmojnë prokurorin dhe po e mbrojnë vjedhjen e rezervave shtetërore nuk e kanë për “Ridin” por po frikësohet për veti.

    Postimi i plotë:

    Për “matemeatikën e hajnisë”, Armend Muja është ekspert!

    Krejt këta që po e sulmojnë prokurorin dhe po e mbrojnë vjedhjen e rezervave shtetërore, nuk e kanë për Ridin, por po frikësohen për veti.

    Me nënshkrimim dhe aminin e Albin Kurtit janë vjedhur rezervat shtetërore në kordinim me Rozeta Hajdarin dhe të arrestuarit.

    Askush mbi ligjin, as Rozeta Hajdari e as Albin Kurti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark