×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Musliu-Shoshi: Për Albinin me rendësi është propaganda, vota dhe pushteti!

    Insajderi
    07 May 2024 - 17:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka thënë se sot Kosova nuk ishte pjesë e diskutimit në takimin e zëvendësministrave, të cilët po përgatisin agjendën për takimin e Komitetit të Ministrave, të Këshillit të Evropës.

    Sipas Musliu-Shoshit, është “fatkeqësi që kemi një kryeministër që çdo vendim e veprim e ka në peshoren e kalkulimit elektoral, pavarësisht interesit të Kosovës”.

    “Për Albinin me rendësi është propaganda, vota dhe pushteti!” shkroi Musliu-Shoshi.

    Ky është reagimi i plotë i saj:

    Kosova, sot NUK arriti që të jetë temë në takimin e zëvendësministrave  që po përgatisin agjendën për takimin e Komitetit të Ministrave që mbahet më 16-17 maj! Kjo mbledhje do të vazhdoj edhe ditën e martë (14 maj), e në ditët në vijim procesi vështirësohet dhe mundësitë shterojnë. Sidoqoftë, EDHE NJË SHANCË për Kosovën

    POR….

    FATKEQËSI është që kemi një Kryeministër që çdo vendim e veprim e ka në peshoren e kalkulimit ELEKTORAL, pavarësisht interesit të Kosovës.

    Për Albinin me rendësi është propaganda, vota dhe pushteti!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark