×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Bekim Haxhiu: Qeveria është vënë në mbrojtje të Radojçiqit dhe Vuçiqit, fali o Zot

    Insajderi
    16 July 2023 - 15:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti se me urdhrat e tij, u publikuan statuse nëpër rrjete sociale që ishin kundër protestës së veteranëve të mbajtur një ditë më parë.

    “Fali  o Zot se nuk po e dinë çfarë po bëjnë , janë vënë në mbrojtje të kumarisë së fshehtë me Radojçiqin e Vuçiqin kundër qytetarëve, kundër veteranëve, kundër UÇK-së”, ka shkruar ndër të tjera ai.

    Postimi i plotë i Haxhiut:

    Nën urdhërat e Kurtit me direktiva të Mihajlovskes, krejt fëmijët e UDB-shave dhe jugonostaligjikët të mobilizuar me statusa kundër protestës së veteranëve të UÇK-së.

    Fali o Zot se nuk po e dinë çfarë po bëjnë , janë vënë në mbrojtje të kumarisë së fshehtë me Radojçiqin e Vuçiqin kundër qytetarëve, kundër veteranëve, kundër UÇK-së.

    Ua shpërfaqi saktë Mimoza e deleguara e kuislingut Kurti se kush janë këta matrapazë që po duan ta izolojnë e sanksionojnë Kosovën, ta dëmtojnë ardhmërinë e shtetit tonë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark