×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Belica vendosi për Prishtinën, mbrojtësi shqiptar i bashkohet skuadrës së Ismet Munishit

    Insajderi
    10 September 2022 - 10:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    FC Prishtina vazhdon që ta komponojë ekipin me futbollistë cilësor derisa së fundmi e ka transferuar edhe mbrojtësin shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Egzon Belica, ka njoftuar klubi kryeqytetas.

    Belica është futbollist me shumë përvojë dhe në katër vitet e fundit me shumë suksese.

    Ai ka luajtur te skuadra e madhe shqiptare, Partizani i Tiranës, me të cilën e ka fituar titullin kampion dhe Superkupën e Shqipërisë.

    31-vjeçari luan në qendër të mbrojtjes dhe ka nënshkruar kontratë 1-vjeçare me skuadrën “bardhekaltër”.

    Belica në karrierën e tij ka luajtur edhe për Rabotniçkin, Ohrin dhe Shkëndijën e Tetovës në Maqedoninë Veriore, CS Concordia Chiajna në Rumani, Inter Turkun në Finlandë dhe Rigan në Letoni. /Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark