Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, thotë se pas datës 14 shkurt do të udhëheqin Qeverinë, e cila do ta rimëkëmbë vendin.
Beqa thekson se kandidati i tyre për kryeministër, Enver Hoxhaj, është një njeri i duhur sepse “e ka derën hapur në Washington e në Bruksel”.
“Hoxhaj, është një njeri që e ka derën e hapur edhe me Washington, derën hapur në Bruksel dhe një njeri që do ta përfaqësojë Kosovën edhe jashtë edhe brenda vendit me punë dhe integritet. Ai din çka ka me bërë javën e parë, muajin e parë 100 ditëshin e parë dhe vitin e parë”.
“Jemi shumë optimist se do të dalim shumë faqebardhë në kërkesat e qytetarëve dhe në premtimet që i kemi bërë gjatë fushatës. Jemi i vetmi program serioz e vetmja listë serioze nga 1-110 në raport me ofertat e tjera dhe e kemi një kryeministër që ka një përvojë dhe ka një bagazh politik, profesional në raport me kandidatët e tjerë”.
Ndër të tjerash, Beqa ka premtuar se do ta dyfishojë votat për PDK-në në komunën e Gjakovës.
“Kemi ofruar projekte që janë në interes të qytetarëve nga infrastruktura, shkolla, ujësjellësi, kanalizimi dhe kemi qenë zë i qytetarëve pavarësisht në çfarë kohe dhe ore na kanë thirrur”.
“Këtë e kemi bërë dhe këtë e garantoj që në zgjedhjet e 14 shkurtit në Gjakovë do ta kemi një dyfishim të votave për Partinë Demokratike dhe projektin e rimëkëmbjes, sepse është kërkesë dhe nevojë e qytetarëve”.